SYRI TV/ Kryemadhi-Meta përplasje në distancë, Kryemadhi: Meta po flet me gjuhën e SPAK!
SYRI TV
Teksa ishte në SPAK këtë të hënë për të zbatuar masën e detyrimit të paraqitjes, Monika Kryemadhi foli dhe për pretendimet e reja të SPAK për një kartë që pretendohet që ajo ka përdorur. Kryemadhi tha se 240 mijë dollarë është e gjithë karta dhe shuma nuk është shpenzuar nga ajo, por u shpreh se ka kërkuar informacion nga banka në Amerikë për shpenzimet e saj. Ndërsa tha se Ilir Meta po flet me gjuhën e Altin Dumanit. Ish-bashkëshorti i saj reagoi menjëherë duke thënë se nuk beson çfarë ka shkruar SPAK, por e ka cilësuar Kryemadhin, Zegjinenë e organit të akuzës.
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka qenë këtë të hënë në SPAK për zbatuar masën e detyrimit të paraqitjes. Kryemadhi foli dhe për kartën për të cilën SPAK pretendon se ajo ka bërë disa shpenzime. Kryemadhi tha se 240 mijë dollarë nuk janë shpenzuar nga ajo, por është në total karta e Adrian Shatkut, madje tha se ka kërkuar nga banka në Amerikë të dhëna në lidhje me shpenzimet e saj. Kryemadhi komentoi dhe qëndrimet e ish-bashkëshortit të saj Ilir Meta dhe tha se ai po flet më gjuhën e Altin Dumanit.
I menjëhershëm ka qenë reagimi dhe Ilir Metës. Në një status në Facebook, ai thotë së nuk beson se çfarë thotë Altin Dumani por ka demontuar akuzat që ai ka ngritur. Presidenti i Partisë së Lirisë nuk ka lënë pa thumbuar dhe Kryemadhin.
‘Ilir Meta dhe Tedi Blushi, jo vetëm që nuk përsërisin akuzat e Altin Dumanit, por vetëm kanë çmontuar publikisht shpifjet kriminale të orkestruara nga Altin Dumani se gjoja ishin gjetur dy prova të reja, pra dy karta bankare të reja. Se po të ishin të vërteta, sigurisht që SPAK nuk do i jepte leje "Zegjinesë" të shkonte të SHBA në janar të këtij viti, ku jeton Adrian Shatku dhe janë kompanitë e lobimit që ai ka sjellë në Shqipëri’.
Akuzave të Metës, Kryemadhi i është përgjigjur me një postim në instagram.
‘Unë nuk jam penguar nga askush për të lëvizur drejt Amerikës apo çdo vendi tjetër, përveç ditës që drejtësia ka vendosur që të kem detyrim paraqitje. Siç e shikoni viza amerikane është me disa hyrje dalje. Nuk kam nevojë të marr leje askund madje as fansit të Zegjinesë e as fansit të garderobës time, Tedi Blushit për të udhëtuar drejt çdo vendi ku kam ftesa pune’.
Gjatë deklaratës së saj, para SPAK Kryemadhi tha se të gjitha lajmet për të dalin për të mbuluar ndonjë skandal të qeverisë apo ndonjë rrugë droge që kalon nga Porti i Durrësit.