Duka u uron suksese klubeve shqiptare në Europë: Të japim maksimumin për një përfaqësim dinjitoz
Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka përcjellë një mesazh urimi për klubet shqiptare që do të përfaqësojnë vendin në arenën ndërkombëtare këtë verë. Në një postim në rrjetet sociale, ai vlerësoi rëndësinë që ka një paraqitje e mirë në kupat e Europës, si për imazhin e futbollit shqiptar, ashtu edhe për përfitimet financiare, duke i inkurajuar ekipet të synojnë kalimin e sa më shumë tureve dhe pjesëmarrjen në fazat e grupeve.
Postimi i Armand Dukës:
‘Dua t’u uroj suksese klubeve tona në kupat e Europës!
Egnatias, që nis e para rrugëtimin në kualifikueset e UEFA Champions League, e për të vijuar me Partizanin dhe Vllazninë në turin e parë të UEFA Conference League, si dhe Dinamo City që do e nisë nga turi i dytë rrugëtimin e saj europian.
Është shumë e rëndësishme për të gjitha klubet, por edhe për futbollin shqiptar, një përfaqësim dinjitoz në Kupat e Europës, qoftë për financat, qoftë për të treguar nivelin e kampionatit.
Ndaj i inkurajoj të gjitha klubet të bëjnë maksimumin e tyre për të kaluar sa më shumë ture e pse jo për t’u përfaqësuar sërish në fazën e grupeve të kompeticioneve europiane.’