SYRI TV/ Belinda Balluku u mori ujin, banorët e Klosit protestë kundër HEC-eve

Banorët e fshatrave Suç dhe Kurdari protestuan para Bashkisë së Klosit kundër ndërtimit të HEC-eve në zonat e tyre, të miratuara me firmë nga ministrja Belinda Balluku. Pasi u refuzuan të priteshin nga kryebashkiakja Valbona Kola, qindra banorë hynë me forcë në godinën e bashkisë, duke u përplasur edhe me policinë.

Vetëm pasi banorët arritën deri në zyrën e kryebashkiakes, kjo e fundit u detyrua të japë një përgjigje, duke deklaruar se vendimmarrja është ende në shqyrtim dhe se së shpejti do të dalë me një vendim përfundimtar.