SYRI TV/ Pas 20 muajsh lirohet Jamarbër Malltezi, GJKKO ndryshon masën kundrejt garancisë pasurore

Pas 20 muajsh nën masën e ‘arrestit në shtëpi’, Jamarbër Malltezi do të përballet tashmë me një masë më të lehtë sigurie: detyrimin për t’u paraqitur. Vendimi është dhënë këtë të hënë nga Gjykata e Posaçme kundrejt një garancie pasurore.

Pas përfundimit të seancës, Malltezi deklaroi se i gjithë procesi është politik dhe se vendimi i gjykatës erdhi pasi janë tejkaluar të gjitha afatet ligjore. Ai theksoi se familja e tij është hetuar për 30 vite, pa u gjetur asnjë provë që e implikon atë në ndonjë vepër penale.

Gjykata e Posaçme vendosi heqjen e masës së arrestit në shtëpi ndaj Malltezit, duke e zëvendësuar atë me garanci pasurore. Pas vendimit, ai përsëriti se procesi është politik dhe i urdhëruar nga kryeministri Edi Rama. Sipas tij, ndaj familjes së tij është zhvilluar një hetim 30-vjeçar, por pa prodhuar asnjë provë.

Malltezi shtoi se hetimi ndaj tij dhe ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, është urdhëruar nga Edi Rama gjatë një kongresi të Partisë Socialiste dhe më pas është zbatuar nga gjyqtarja Irena Gjoka.