Rama i kthehet dhe i bërtet të moshuarës në Vlorë, Berisha: Edhe kjo konsiderohet kërcënim!

Një moment i pazakontë ka ndodhur gjatë vizitës së kryeministrit Edi Rama në qytetin e Vlorës, ku një e moshuar u përplas me truprojat e tij në përpjekje për të komunikuar me të.

Pamjet e incidentit janë shpërndarë në rrjetet sociale dhe janë publikuar edhe nga kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili e ka shoqëruar videon me komentin: “Edhe kjo konsiderohet kërcënim!”

Mospërfillja ndaj një të moshuare, që tentonte të afronte thjesht për t’u dëgjuar, shihet si një akt simbolikisht i rëndë për një kryeministër që ka detyrimin të jetë pranë njerëzve dhe të dëgjojë shqetësimet e tyre.

Për shumë qytetarë, ky nuk është një rast i vetëm, por një tjetër dëshmi e një pushteti që po izolohet gjithnjë e më shumë nga realiteti i qytetarëve.

Ndërhyrja e truprojave për të ndalur gruan tregon edhe njëhere fodullëkun e këtij regjimi.

Postimi i Berishës: