Do të shiste pistoletë në Shqipëri, 28-vjeçari nga Prizreni kapet në Morinë - EMRI

Një rast i trafikut të armëve të zjarrit është goditur në pikën e kalimit kufitar Morinë.

Sipas informacionit zyrtar të policisë, në hyrje të territorit të Shqipërisë, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të detajuar, automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin Ardit Saramati. 

 Gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri pistoletë dhe një sasi municioni luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin.  Ndërsa në pranga është vënë drejtuesi i mjetit.

Njoftimi i policisë:  

Policia Kufitare godet një rast të tentativës për të trafikuar armë zjarri, në Shqipëri.

Arrestohet në flagrancë drejtuesi i automjetit ku u gjet e fshehur arma e zjarrit pistoletë.

Sekuestrohen arma e zjarrit, municion luftarak dhe automjeti.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në vijim të kontrolleve për goditjen e krimeve ndërkufitare, bazuar në analizën e riskut dhe në kontrollet me përzgjedhje, në hyrje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të detajuar, automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin A. S. 

Gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri pistoletë dhe një sasi municioni luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin. Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin A. S., 28 vjeç, banues në Prizren, për veprën penale "Trafikimi i armëve dhe municionit luftarak".  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.