Ivan Rakitic mbyll zyrtarisht karrierën e lavdishme futbollistike
Tashmë është zyrtare. Ivan Rakitic var këpucët në gozhdë, pasi e kishte paralajmëruar diçka të tillë disa ditë më parë.
Rakitic është tërhequr nga futbolli në moshën 37-vjeçare. Dhe njoftimin zyrtar ka ardhur përmes një postimi në rrjetet sociale.
Rakitic luajti në sezonin e fundit me Hajduk Split. E mbylli karrierën në Kroaci, pasi nuk kishte luajtur më parë aty.
I lindur në Zvicër, Rakitic e nisi karrierën me Baselin, për të kaluar më pas te Shalke dhe Sevilja.
Hapi i madh në karrierë erdhi pas firmës me Barcelonën ku qëndroi për 6 vite.
Rakitic kaloi një sezon edhe në Arabi me Al Shabab.
Në karrierën e tij pati suksese individuale dhe po ashtu me ekipin.
U shpall lojtari i vitit 2015 në Kroaci. Fitoi Championsin me Barcelonën dhe Ligën e Europës me Seviljen.
Për karrierën e tij do të mbahet mend si legjendë kroate.