Sekuestrimi i pasurive të Suel Çelës/ Berisha: Autoritetet italiane e kuptuan se mund ta pësonin si me Troplinin, ndaj u morën direkt
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha tha gjatë një konference shtypi se, « autoritetet italiane e kuptuan se mund ta pësonin si me Troplinin, ndaj u morën direkt », me dosjen e pronave të Suel Çelës.
Berisha: Për sa i përket parave të sekuestruara, sigurisht që autoritetet italiane nuk mund të vijnë të ushtrojnë ligjin, po ama e kanë thirrur atje sepse e kuptuan se do ta pësonin si me Troplinin.
Atëherë autoritetet italiane për të mos e pësuar si me Troplinin, u morën më direkt.
Unë nuk kam dyshim që janë autoritetet shqiptare ato që zbatuan vendimin e autoriteteve të Veronës.
Kështu që kjo e akuzon rëndë, e akuzon shumë rëndë Altin Troplinin.
Më thoni ju, cilin prej tyre, cilin nga këta bosë të karteleve u arrestua pa ndërhyrje ndërkombëtare?
Asnjë prej tyre, edhe kur ndërhynë ndërkombëtarët, i njoftojnë dhe ikin.
Është e vërtetë kjo.