Berisha: Edhe Gjergji Lluca po zbaton urdhrat e Ramës! Tipike si në romanet e Markezit
Lideri i opozitës, Sali Berisha, në konferencën për mediat, ka akuzuar Gjergj Llucën për zbatimin e urdhrave të Kryeministrit Edi Rama.
Sipas tij, ky veprim është një shembull tipik i situatave që mund të gjesh vetëm në romanet e Gabriel Garcia Marquez, ku ligji është i paefektshëm dhe institucioneve u mungon pavarësia.
Berisha theksoi se ky është një shenjë e thellimit të kontrollit të narkoshtetit, ku individë të caktuar janë të detyruar të veprojnë sipas interesave të pushtetit, duke lënë pas ligjin dhe drejtësinë.
Ai gjithashtu përmendi mediat, që sipas tij janë mbushur me lavdërime për Llucën, duke i dhënë përmasa një "superlajmi" për këtë situatë.
Pjesë nga deklarata:
Flet vetë.
Aty ku nuk ka ligj, aty ku ligji nuk ekziston, aty ku institucionet janë të kapura gjer në fyt, aty kreu i narkoshtetit mund të bëjë ç’të dojë.
Më thanë se kishte marrë edhe Llucën në krah, i kishte dalë edhe ky Gjergji Lluca, dhe lajmi se Lluca po zbaton urdhrat e Ramës kishte marrë dhenë, shihni mediat se janë mbushur me superlajm: rroftë Lluca, rroftë Lluca.
Tipike si në romanet e Markezit.