Rama tenton të ‘fikë’ zjarrin e vjedhjes me mbetjet/ Patronazhistët ankohen për ‘hapësirat publike’: Po na nxirrni mashtrues

Ka plas keq në Partinë Socialiste. Mësohet se iniciativa e kreut të qeverisë për liruar tokat e Xanuna “të Xhaçkës nga ata që vijnë me çadra nga mali”, nga rilindësit dhe ushtarët e tij jo vetëm elektoralë ka ngjallur pakënaqësi sidomos tek ata që i kanë përdorur lejet për këto hapësira për të blerë e manipuluar votat e 11 majit.

Patronazhistët, ata që kanë iniciuar dhe negociuar lejet për bllokim trotuaresh, parkingjesh, rrugësh, kalime mes pallateve, hapësirave publike, tani po gjenden nën presion e atyre që i kanë mashtruar në emër të qeverisë por edhe në emër të rilindjes së kjo që po “zëne” është e tyre dhe se mund ta përdorin lirshëm deri në zgjedhjet e tjera pas 4 vjetësh.

Por presioni qytetar i atyre që nuk kanë shitur votën duket se ka ndikuar tek iniciativa e Ramës për aksionin. Por edhe  që të duket një çikë që qeveria, pushteti qendror dhe pushteti lokal tashmë të uzurpuar me “Tren Bullgar” po punojnë dhe do të japë frytet e veta.

Tymnaja e propagandës do të shpërndahet shpejt. Dhe patronazhistët do të vijojnë të ndajnë “leje” trotuaresh e hapësirash publike pa teklif.

Por më ato tymnajat e inceneratorëve dhe mbeturinave në çdo qytet të Shqipërisë si do të ja bëjë Rama. Këtu nuk ka patronazhist që të marrë në dorë si premtim. Pasi dëmi është i madh jo vetëm në shëndetin e njerëzve, ne mjedis por sidomos ne buxhetin e shtetit. Kanë lenë gjurmë të thella.

E shikuat në Vlorë, kishte dalë rrugëve e zihej herë më plaka e here me fëmijë. Gjithçka e bën në funksion të harresës për skandalin e madh të vjedhjes së parave të shqiptarëve me inceneratorët. E jo se i dhemb shpina për hapësirat publike të atyre që e shesin votën me 50 mijë lekë. Ata nuk e kanë për gjë të kalojnë i çikë anash që të dalin në anën tjetër. Atje i pret patronazhisti i radhës që, edhe ti qetësojë.