Berisha: Vetëm për djegësin e Tiranës, Erion Veliaj meriton të paktën 40 vite burg!

Lideri i opozitës, Sali Berisha i është përgjigjur interesit të gazetarëve në lidhje me gjyqin në Gjykatën e Lartë për kryebashkiakun e arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj.

‘Vetëm për djegësin e Tiranës, Erion Veliaj meriton të paktën 40 vite burg!’, u shpreh Berisha pasi doli nga SPAK ku zbatoi vendimin e ‘detyrim paraqitje’.

Berisha: Nuk merremi.

Erion Veliaj është autori, pas Edi Ramës, kryesor i djegësit të Tiranës.

Ai vetëm për djegësin e Tiranës meriton të paktën 40 vite burg.

Minimumi, bashkë me Edi Ramën.