E do Guardiola, Manchester City ka gati ofertën për Denzel Dumfries
Tetë ditë për të mësuar të ardhmen e Denzel Dumfries dhe krahut të djathtë tek Interi.
Klauzola e lirimit prej 25 milionë eurosh në kontratën e nënshkruar nga holandezi disa muaj më parë do të skadojë të martën, më 15 korrik dhe që nga ai moment do të kuptohet nëse ish-lojtari i PSV do të vazhdojë aventurën e tij me zikaltrit apo jo.
Pas një sezoni si protagonist absolut me 11 gola dhe 5 asiste, Dumfries ka tërhequr në mënyrë të pashmangshme vëmendjen e disa klubeve të mëdha dhe tek Interi ekziston frika se holandezi mund të largohet pas katër vitesh me zikaltrit.
Skuadra e parë që kërkoi informacion për holandezin ishte Barcelona.
Pas dy golave dhe tre asisteve që vendosën gjysmëfinalen e Champions League midis ndeshjes së parë dhe të dytë, katalanasit e kanë konsideruar seriozisht Dumfries për të forcuar krahun e djathtë.
Situata e ndërlikuar ekonomike dhe garancitë e ofruara nga Jules Kounde e kanë shtyrë Barçën, të paktën për momentin, të tërhiqet nga gara për holandezin.
Ata që mund të bëjnë një lëvizje këtë javë janë drejtuesit e Manchester City të Pep Guardiolës, të cilët po kërkojnë një mbrojtës të krahut të djathtë.
City vjen pas dy sesioneve të mëdha transferimesh, janarin e kaluar ata investuan mbi 100 milionë dhe në qershor ata ndezën merkaton para Kupës së Botës për Klube me nënshkrimet e Reijnders, Ait-Nouri dhe Cherki.
Me largimin e Kyle Walker, i cili nënshkroi për Burnley pas huazimit të tij negativ te Milani, Pep ka nevojë për një mbrojtës të djathtë dhe klauzola e Dumfries përfaqëson një mundësi në merkato për Citizens.
Manchester City është gati të investojë 25 milionë euro për Dumfries.