Siguria në punë, Eksperti i punësimit: Do të duhet që të ketë protokolle, procedura për të evidentuar çdo problematikë

Temë në emisionin e mëngjesit KAFE SHQETO në Syri tv ka qenë siguria në punë.

I ftuar për të folur për këtë temë në studio me moderatorin e emisionit Flavio Qarri ka qenë Arbër Xhihani, ekspert punësimi.

Arbër Xhihani: Është një problematikë që shikohet çdo vit. Nuk është diçka e re. Problematikat mbi sigurinë dhe shëndetin në punë le të themi është lidhur me kulturën e të bërit, qoftë biznes apo të të bërit punë në Shqipëri. Kjo për vetë faktin sepse nënvlerësohet totalisht pjesa për sa i përket trajnimit të stafit për sigurinë dhe shëndetin në punë. Implementimi i normave të sigurisë apo masave paraprake për të parandaluar aksidentet.

Jo vetëm aksidentet fatale por edhe aksidentet e   përditshme që mund të ndodhin në vendin e punës. Sepse shpesh herë ne e lidhim një aksident në punë kur ka një fatalitet apo kur ka një pasojë të rëndë për punëmarrësin. Por do të duhet që të ketë protokolle, procedura të mirëorganizuara për të evidentuar çdo problematikë që mund të ketë një pozicion pune për të shmangur pikërisht këto fatalitete apo pasoja të rënda….