Konispol/ Hyri për të vjedhur në një shtëpi, 44-vjeçari qëllohet me çifte nga pronari
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të së hënës në fshatin Markat, në bashkinë Konispol, ku Saimir Haxhi, 44 vjeç, banor i këtij fshati, është plagosur me armë zjarri, çifte.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se Haxhi ka tentuar të vjedhë në një shtëpi në fshat, dhe gjatë përpjekjes për të kryer veprën, është qëlluar me armë nga pronarët e shtëpisë.
Saimir Haxhi ka pësuar plagë të rënda dhe është dërguar fillimisht në spitalin e Sarandës për ndihmë të parë. Pas stabilizimit të gjendjes, ai është transportuar me urgjencë në spitalin e Vlorës për trajtim të specializuar. Hetuesit e Policisë së Sarandës janë duke punuar për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.
Saimir Haxhi, i njohur nga autoritetet për precedentë penalë, ka qenë më parë i përfshirë në raste të tjera kriminale. Aktualisht, policia është duke ndjekur pista të ndryshme dhe po kryen kontrolle për të zbuluar të vërtetën e ngjarjes.