Zjarri ‘dhuron’ spektakël në Dukat, flakët dalin jashtë kontrollit
Temperaturat e larta që kanë goditur Evropën, përfshirë edhe vendin tonë ka rënduar situatën e zjarreve në vend.
Sa dramatike aq edhe ironike, zjarri që ka përfshirë prej së shtunës malin Vastak, në fshatin Dukat, dhe mbrëmjen e kësaj të diele ka ‘dhuruar’ spektakël për autoritetet, të cilëve u ka dalë situata me zjarret jashtë kontrollit.
Zjarri që ka nisur që prej mbrëmjes së të shtunës në fshatin Dukat, vijon të përhapet me shpejtësi, duke përfshirë një sipërfaqe gjithnjë e më të gjerë pyjore.
Pamjet e natës tregojnë skena dramatike, ku flakët ndriçojnë errësirën dhe shtrihen në majat e malit.
Përballë kësaj situate të rëndë, institucioneve nuk iu mbetet gjë tjetër, veçse të ‘shijojnë’ spektaklin që dhurojnë flakët që kanë përfshirë malin pranë Dukatit.