Interi po mendon për këta dy portierë, në rast të largimit të Sommer-it
Inter po mban nën vëzhgim portierin e Atalantas, Marco Carneseçhi, mes polemikave se Yann Sommer mund të largohet nga klubi këtë verë.
Sipas asaj që raporton Tuttosport, Inter e ka identifikuar portierin italian si një zëvendësues të mundshëm të Sommerit. Sipas burimeve Sommer mund të transferohet jashtë Italisë.
Carneseçhi është përfolur për një kalim te disa klube këtë verë, përfshirë edhe gjigantët e Premier Leagues, Manchester United.
Inter është klubi më i fundit që shfaq interes, por pritet të ndërmarrë hapa konkretë vetëm nëse largohet Sommer.
Kontrata e Sommer me ‘Nerazzurrët’ skadon në vitin 2026, por Tuttosport sugjeron se në rast se vjen një ofertë e përshtatshme nga Galatasaray, ose nga klube të interesuara në Arabinë Saudite dhe Angli, klubi mund të bindet të ndahet me 36-vjeçarin.
Raporti gjithashtu përmend se ish-portieri i Milanit, Gianluigi Donnarumma, vazhdon të mbetet në orbitën e Interit.
Janë bërë kontaktet e para me agjentin e tij, Enzo Raiola, por një marrëveshje duket ende larg.
Nga ana tjetër, një transferim për Marc-Andre Ter Stegen të Barcelonës është përjashtuar, pasi besohet se kërkesat e tij financiare janë shumë të larta për projektin aktual të Interit.