S'ka paqe në Elbasan/ Të gjallët nën tym toksik, të vdekurit në flakë
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të dielë në qytetin e Elbasanit.
Persona të paidentifikuar i kanë vënë flakën një parcele në varrezat e Elbasanit, duke dëmtuar një numër të konsiderueshëm të varreve, kryesisht varreza të vjetra ku dyshohet se prehen fëmijë.
Ende nuk dihet se kush fshihet pas këtij rasti të parecedentë, apo personat që kanë djegur varret.
Deri më tani nuk ka asnjë reagim institucional nga Bashkia e Elbasanit apo të ketë nisur një hetim për këtë ngjarje të rëndë.
Prej afro një jave, Elbasani po mbytet nga tymi toksik që ka mbuluar qytetin, për shkak të zjarrit që ka përfshirë landfillin.
Pavarësisht operacioneve për shuarjen e zjarrit, ende qyteti vuan si pasojë e katastrofës dhe ndotjes, sa mjedisore aq edhe institucionale.