‘Ndërhyrja e kryeministrit në Vlorë, mesazh për rrethin e tij të ngushtë’/ Burimi: Shqipëria sot është Edi Rama, kjo është e frikshme!
Për gazetarin Genc Burimi, është e papranueshme ndërhyrja e kryeministrit Edi Rama në punët e pushtetit vendor, siç u vërejt kohët e fundit në Bashkinë e Vlorës pas kërkesës për dorëheqjen e drejtorëve në këtë bashki.
Në një intervistë për Syri Tv në edicionin e pasdites, nën moderimin e Edvin Parrucës, Burimi thotë se është në logjikën e kryeministrit se ka tagrin për të ndërhyrë në pushtin vendor.
Sipas Burimit, një ndërhyrje e tillë, krijon problematika në tre rrafshe, atë institucional, rajonal dhe në rrafshin politik, në një kohë kur i takon opozitës të nxjerrë në pah problematika që kanë të bëjnë me kuadrin vendor.
Për Burimin, vajtja e Ramës në Bashkinë e Vlorës, është një mesazh që përçohet në rrethin e tij të ngushtë, një definicion i regjimit autokratik.
Rama se mendon përse po e bën këtë, por mendon se ai e ka tagrin për ta bërë. Është si një sulltan që në mbretërinë e tij ka tagrin për ta bërë. Krijon 3 probleme, në rrafshin politik, institucional e rajonal. Edhe nëse ka probleme me zaptimin hapësirave publike, ujin, etj. janë probleme që diskutohen në kuadrin vendor, dhe këtu duhet të dëgjoj opozitën, ata duhet ta ngrënë zërin e jo Edi Rama. Problemi rajonal, kemi asistuar në një poshtërim të figurës së kryebashkiakut Ermal Dredha. Një personazh me karrierë të gjatë dhe të arrish ta poshtërosh në atë mënyrë, ku detyrohet të bëjë autokritikë para udhëheqjes socialiste, më duket e pamoralshme.
Dihet mbrapa se si përfundojnë nëse marrim të mirëqenë se Veliaj ndodhej prapa hekurave se qe vullneti i superiorit të tij, Rama, dhe që është sms në rrethin e ngushtë të Ramës. Është definacioni i çdo regjimi autokratik. Ato etikete që i vihen Ramës sot, i shkoj në si dorezë Ramaduro apo Tirama. Rama ka përshtypjen së është në një mbretëri, e s’e sheh problemin e zgjedhjeve siç e thotë OSBE-ODIHR. Shqipëria është Edi Rama dhe kjo është e frikshme.
Është rasti për kritike edhe opozitës. Ata që reagojnë janë këshilltarët bashkiakë të opozitës. Ata të bëjnë grevë, urie mbase. Problemi i Vlorës është probleme i tyre. Ata të dalin. Një këshilltar bashkiak ka legjitimitet institucional më shumë se kryeministri. Këta sot duhet të kundërshtojnë. Janë këta që duhet t’i shkruajnë ekipit negociator të BE-së. Ata duhet të ishin sot protagonistët, ata kanë marrë votën nga populli i Vlorës. Duhet të mbrojnë nderin e popullit të Vlorës. Duhet të flasë institucioni i parlamentit të Vlorës. Duhet që zëri i opozitës, të ndihet më shumë.
Mund të ketë edhe mospajtime mis Edi Ramës dhe ministres ku varet uji, znj. Balluku. Mund të jetë goditje frontale që i bën Rama, Ballukut që ankohet për ujin. Uji është kompetencë e pushtetit qendror. Duke sulmuar sot, i bie samarit, që është kryebashkiaku i Vlorës për të goditur gomarin më vonë që është Balluku, që mund ta dorëzojë pastaj në SPAK, siç ka bërë me Veliajn.
Në një shtet ku Rama bën këto gjëra, a duhet të japë llogari?! Pse duhet të ndërhyjë ai në pushtin vendor. I duhet kërkuar shtetit qendror llogari, e këto e bëjnë të zgjedhurit. Opozita duhet të kërkojë interpelancë, se çfarë po ndodh sot. Ka limite. Mos të presin nga të huajt.