", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2025/July/06/auto_Screenshot_2025-07-06_1654441751813676.png", "width": 900, "height": 501 } }

SHBA/ Përmbytjet tronditin Teksasin, të paktën 59 persona kanë humbur jetën

Të paktën 59 persona kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve vdekjeprurëse që kanë goditur disa zona të Teksasit, ndërsa ekipet e shpëtimit vazhdojnë kërkimet për të zhdukurit, përfshirë 27 vajza që ndodheshin në një kamp veror.

Historitë e të mbijetuarve që përpiqen të shpëtojnë ndërsa ujërat e rrëmbyeshëm përmbytin shtëpitë e tyre janë thellësisht prekëse. Ndërkohë, një video dramatike që po qarkullon në rrjetet sociale po shkakton tronditje të madhe, duke treguar përmasat e katastrofës.

Videoja tregon lumin që fryhet me shpejtësi, në një shfaqje mahnitëse të forcës brutale të natyrës. Ku grumbullohen mbeturinat dhe niveli i ujit rritet me shpejtësi.