Shitjet zhgënjyese, Ava Max i jep fund turneut para kohe?!

Për shkak të mungesës së shitjes së biletave, Ava Max anulon të gjitha datat e turit.

Fansat e Ava Max morën një lajm të papritur turneu i saj “Don’t Click Play” u anulua veç dy javë pas lajmërimit!

Por pse?

Në një moment kur pritshmëritë ishin të larta, ylli i popit vendosi të tërhiqet nga rruga, duke i lënë të gjithë me pyetje.

Në një postim të hapur, Ava shpjegoi se nuk ishte e kënaqur me cilësinë e performancës, dhe për këtë arsye donte më shumë kohë për të krijuar një shfaqje që ia vlen të shihet live.

Në fjalët e saj:

“Shtyrja e turneut tim është vendimi më i vështirë që kam marrë ndonjëherë, por kur performoj për ju, duhet të jetë me një nivel që unë jam e kënaqur, dhe tani për tani nuk është akoma aty… Ju premtoj të gjithëve se do të vlejë pritja”

Por në rrjetet sociale nuk munguan kritikat ironike dhe meme-t që shprehën mendimin e shumë njerëzve: “Askush nuk po paguan për të shkuar në një koncert të Ava Max në 2025!”

Kjo frazë u bë virale, duke nxitur debat mbi statusin aktual të Ava Max në skenën muzikore.

Në fakt, anulimi i turit tregon se Ava është duke punuar shumë për të dhënë më të mirën për fansat e saj, edhe pse rruga duket e vështirë. A do të kthehet ajo me një super-shfaqje që do të ndryshojë mendje? Vetëm koha do ta tregojë!