'Drejtësia sulmon kundërshtarët e Edit' - Standardi i Neki Delvinës krahasuar me larot e sotme
Nga Jamarbër Malltezi/
Patrioti Neki Delvina (babai i fisnikut Sherif Delvina) ishte jurist dhe shërbeu si gjyqtar, dhe nënkryetar i Gjykatës së Diktimit në periudhën e Monarkisë.
Tregojnë se në fundin e viteve 1920 ai kish marrë një vendim në favor te fshatarëve të varfër dhe kundër familjes së pasur Verlaci e cila kish peshë të madhe politike. Zogu nuk kish pëlqyer faktin se komplikimet e atij vendimi ishin politike dhe e kish shkarkuar. Delvina vijoi punë si avokat i nderuar.
Jakomoni (apo Jake Mane siç e quan i padituri plebe taulant Balla) shkruan për gjendjen e Shqipërisë në 1940 se “drejtësia vepron pa asnjë problem”.
Kur në pushtet erdhën komunistët, në 1945 e thirrën Neki Delvinën si me reputacion të madh që të drejtonte Gjykatën e Diktimit (Gjykata e Lartë). Por veç pak kohë me pas erdhën e i thanë që me rastin e festës së çlirimit me 28 Nëntor “juve Gjykata e Diktimit do parakaloni para udhëheqjes tek kuadrati X, rreshtat Y deri Z.” (“Udhëheqja” asokohe ishte kukulla Jugosllave Enver Hoxha, disa banditë të tjerë të caktuar nga Tito dhe Enveri, si edhe Ambasadori Jugosllav.)
Neki Delvina brofi në këmbe dhe nuk pranoi të ulte dinjitetin e Gjykatës. “Ne jemi Gjykata, jemi pushtet i pavarur dhe nuk parakalojmë përpara askujt”.
Kësaj radhe jo vetëm e hoqën nga puna, por e burgosën. E shpallën armik se donte pavarësi të drejtësisë, se ishte fisnik dhe intelektual. Në vend të tij në drejtësi emëruan ata lolo e laro qe ju dukej normale (i) të parakalonin para udhëheqjes komuniste, (ii) të pranonin se urdhri i komandantit dhe ambasadorit ishte përmbi ligjin, (iii) të vendosin shallin e kuq në qafë, (iv) të akuzonin e dënonin ata që ishin kundër vijës së partisë, kundër mësimeve të udhëheqësit, apo për “veprime që bien ndesh me normat e moralit komunist” dhe pastaj të thonë se “ashtu ishte sistemi”.
Sot jemi përsëri vite dritë larg nga standardi i Neki Delvinës! Kemi lolo qe ju duket normale të rreshtohen para ambasadorëve, para Edi Ramës, të nënshtrohen para urdhrit politik për të ndëshkuar kundërshtarët e Edi korruptuesit, të mbajnë shallin e kuq në qafë teksa dalin në foto me përfaqësues politike. Janë të njëjtët që bëjnë idiotin e dobishëm që nuk shikojnë, nuk dëgjojnë dhe nuk kuptojnë kur ju del Edi Rama në vjedhje, korrupsion dhe shpërdorim detyre.
Koha është e maskarenjve por atdheu i Shqiptarëve.