‘Nëna ime ishte e dhunshme’/ Johnny Depp hap zemrën për të shkuarën dhe karrierën

Johnny Depp ka kujtuar fëmijërinë e tij të vështirë dhe marrëdhënien e ndërlikuar me nënën, të cilën e përshkruan si të dhunshme dhe të paparashikueshme.

Aktori rrëfeu se ishte viktimë e dhunës fizike dhe psikologjike gjatë fëmijërisë, por theksoi se mësimet e hidhura që mori atëherë e ndihmuan të mos përsëriste të njëjtat gabime si prind.

Depp foli gjithashtu për momentin e vështirë kur u përjashtua nga filmi Fantastic Beasts, pas akuzave për abuzim të ngritura nga ish-bashkëshortja e tij, Amber Heard – akuza të cilat ai i mohoi fuqishëm, raporton Daily Mail.

Sipas tij, gjatë kësaj periudhe ndjeu se u “braktis” nga industria e filmit dhe nga disa prej miqve më të ngushtë.

Megjithatë, pavarësisht goditjeve personale dhe profesionale, Depp theksoi se e ndjente veten të çliruar pas fitores së gjyqit për shpifje në vitin 2022, duke shtuar se juria “i ktheu jetën mbrapsht”.

Aktori tashmë është rikthyer në ekran me projekte të reja, përfshirë rolin e tij në filmin Jeanne du Barry.