‘Rama, Ajatollahu i Shqipërisë’/ Avokati: Bashkitë, si komitetet ekzekutive në komunizëm
Avokati Kujtim Cakrani ka sulmuar kryeministrin Edi Rama në studion e ‘Off the Record’ në lidhje me ndërhyrjen që ky i fundit bëri gjatë kësaj jave në bashkinë e Vlorës.
Cakrani e krahasoi Ramën me ajatollahët e Iranit dhe bashkitë e vendit me komitetet ekzekutive të kohës së komunizmit, ku vendoste lideri.
‘Rama sot është Ajatollahu i Shqipërisë sepse kontrollon të gjitha pushtetet. Është i plotfuqishëm. Nuk është hera e parë që ndërhyn në bashkinë e Vlorës. Bashkitë janë kthyer si komitete ekzekutive në kohën e diktaturës. Dhe mesa duket nuk ka asnjë ndryshim, pasi vendos vetëm lideri. Ne bëjmë zgjedhje për pushtetin vendor dhe prandaj është ligji i vetëqeverisjes.
Ai e përcakton qartë mënyrën e vetëqeverisjes. Nuk ka asnjë mundësi që kryeministri të merret me një drejtor në Bashki. E kanë kthyer në një leckë Dredhën, i kërkon llogari lloj e lloj robi. Këtu ka marrë fund çdo gjë. Nuk ka ligj’, tha Cakrani.