Shpërthen transformatori në Kakoz, banorët mbeten pa energji

Një transformator elektrik në fshatin Kakoz ka shpërthyer në flakë, duke rrezikuar përhapjen e zjarrit në zonën përreth. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje ka mbërritur ekipi i zjarrfikësve, të cilët kanë ndërhyrë për neutralizimin dhe shuarjen e flakëve.

Gjatë rrugës, zjarrfikësit kanë konstatuar një vatër tjetër zjarri në fshatin Valarë, në vendin e quajtur “Stallat”, ku një kabinë elektrike ishte përfshirë nga flakët. Falë ndërhyrjes së shpejtë dhe të koordinuar të forcave zjarrfikëse, të dy zjarret u vunë nën kontroll dhe u shuan plotësisht pa shkaktuar dëme të mëdha materiale apo rrezik për banorët.

Si pasojë e zjarrit në Kakoz, banorët e këtij fshati, që bën pjesë në njësinë administrative Lunxheri të Gjirokastrës, mbeten pa energji elektrike deri në riparimin e defekteve