PSG – Bayern, formacionet zyrtare/ Ja zgjedhjet e trajnerëve Enrique dhe Kompany

 Janë publikuar formacionet zyrtare për përballjen mes PSG-së dhe Bayern Munchen! Ndeshja luhet në “Mercedes-Benz Stadium” të Atlantës, me fillim në orën 18:00, dhe është e vlefshme për çerekfinalet e Botërorit për Klube 2025.

PSG ka mbërritur në këtë fazë pasi eliminoi Inter Miamin e Messit dhe tani përballet me një sfidë të madhe. Francezët shihen si kandidatët kryesorë për triumfin final, edhe pse rruga drejt finales në New York ka dy pengesa të vështira. Luis Enrique i beson një grupi të fortë dhe të bashkuar që ka për qëllim të fitojë gjithçka këtë sezon.

Nga ana tjetër, Bayern-i ka kaluar Flamengon, duke u rikthyer te fitorja pas humbjes ndaj Benfikës. Tani bavarezët përballen me një test vendimtar për të parë nëse janë të aftë të fitojnë trofeun apo do të dorëzohen. Trajneri Vincent Kompany shpreson të ketë në formë të mirë edhe Jamal Musiala-n, i cili është thelbësor për repartin ofensiv të skuadrës së tij.