", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2025/July/05/auto_b01fc434-1b2d-4301-bbf7-b90bbedbcd721751727380.png", "width": 900, "height": 652 } }

VIDEO/ Homazhi mbresëlënës për Diogo Jota-n me kube Rubiku

Vdekja tragjike e Diogo Jotës ka tronditur botën e futbollit dhe më gjerë. Ish-sulmuesi i përfaqësueses së Portugalisë dhe i Liverpoolit humbi jetën në një aksident automobilistik në Spanjë, së bashku me vëllanë e tij, André Silva, në orët e para të mëngjesit të së enjtes së kaluar. Ai ishte vetëm 28 vjeç.

Në mbarë botën, kanë nisur të shfaqen homazhe prekëse për të ndjerin Jota dhe një ndër më të veçantat vjen nga arti. Alex Ivanchak, një artist dhe kampion ukrainas i zgjidhjes së kubit të Rubikut, ka krijuar një portret të jashtëzakonshëm të sulmuesit të ndjerë duke përdorur pikërisht këtë objekt të famshëm.

Krijimi është publikuar në rrjetet sociale, ku Ivanchak ka shtuar edhe një mesazh emocional: “Diogo Jota, prehu në paqe. You’ll never walk alone...” Videoja e ndarë në TikTok ka marrë mbi 3 milionë shikime, 370 mijë pëlqime dhe mijëra komente nga njerëz të prekur në mbarë botën.

Një gjest artistik dhe prekës, që dëshmon se kujtimi për Jota-n do të jetojë gjatë në zemrat e tifozëve.

View this post on Instagram

A post shared by Alex (@alex_ivanchak)