Ndahet nga jeta aktori i njohur i ‘Fantastic Four’

Aktori australian Julian McMahon, i njohur për rolet e tij në seriale të njohura si ‘Nip/Tuck’ dhe ‘Charmed’, ka ndërruar jetë në moshën 56-vjeçare.

Gruaja e tij tha se aktori ndërroi jetë në Clearwater të Floridës, teksa prej disa vitesh vuante nga një sëmundje e rëndë.

Karriera e McMahon mori hov me serialin televiziv mbinatyror ‘Charmed’ përpara se ai të fitonte njohje më të gjerë me ‘Nip/Tuck’, dramën mjekësore në të cilën ai luajti rolin e kirurgut plastik Dr. Christian Troy.

McMahon gjithashtu luajti rolin e Doctor Doom në dy filma të Fantastic Four në 2005 dhe 2007 dhe më vonë u shfaq në tre sezone të FBI: Most Wanted.