E futi Rama me zor në Parlament/ Zeqineja nis sulmin: Vërtetë jam nga fshati, po do shihni çdo bëj në...
Zegjine Çaushi do të jetë anëtarja më e re e Kuvendit të Shqipërisë, pas tërheqjes së orkestruar nga mandati të kandidates fituese Maldrita Bardho, e cila si shumë rilindas të tjerë postoi një dorëheqje të shkruar nga ‘Kryeredaktori”, ku shprehej se hiqte dorë vullnetarisht nga mandati për t’ia lënë vendin Zeqinesë, pasi kishte luftuar më shumë.
Në një reagim të gjatë në rrjetet sociale, Zeqineja e cilësoi vendimin e Bardhos si një akt fisnik dhe guximtar, duke e falënderuar publikisht atë dhe Edi Ramën dhe duke paralajmëruar se në Parlament do jetë ‘bishë’ edhe pse vjen nga fshati, nga zona jo-urbane, siç shprehet vetë në video.
“Kam vendosur të bëj këtë komunikim publik, pasi e ndjej të nevojshme të falënderoj kolegen time, Maldrita Bardho, për vendimin e guximshëm dhe befasues që më bën edhe më të përgjegjshme për detyrën time në Kuvendin e Shqipërisë,” u shpreh Çaushi.
Ajo solli në vëmendje sfidat e saj personale dhe politike, duke theksuar përkatësinë e saj jashtë qendrave të mëdha urbane dhe duke hedhur kritika ndaj kundërshtarëve që – sipas saj – e kanë anatemuar në mënyrë të padrejtë.
“Jam një prej mijëra vajzave dhe djemve të rritur larg qendrave urbane, me të njëjtën dëshirë dhe vlerë si çdo i ri që ka lindur në qytet. Kam qenë objekt sulmesh në studio televizive dhe nga politikanë që ulërasin emrin tim për të mbuluar zullumet e tyre, por kjo nuk më tremb,” vijoi ajo.