SYRI TV/ Mat - Banorët e Suçit në këmbë kundër HEC-eve: Nëse na marrin ujin zona merr fund...

Banorët e Suçit dhe të Kurdarisë në Mat sot kanë protestuar kundër ndërtimit të HEC-eve në fshatin e tyre. Kjo zonë me potenciale të jashtëzakonshme turistike dhe bujqësore me futjen e uji në tubat e HEC-it pritet të përballet me valën e fundit të eksodit, ndaj banorët apelojnë që Bashkia Klos dhe instancat shtetërore t’i mbështesin në luftën e tyre kundër HEC-eve.

Syri TV

Me qindra banorë të Suçit dhe Kurdarisë në Mat këtë të shtunë kanë dalë në protestë kundër ndërtimit të HEC-eve në zonën e tyre.

Banorët janë drejtuar në vendin ku kompania Doma kishte makineritë që po ndërtojnë HEC-in që do grumbullojë ujërat e fshatrave Kurdari dhe Suç.

Kjo zonë me potenciale të jashtëzakonshme turistike dhe bujqësore me futjen e ujit në tubat e HEC-it pritet të përballet me valën e fundit të eksodit, ndaj banorët apelojnë që Bashkia Klos dhe instancat t’i mbështetin.

Protestës i janë bashkuar dhe administratorët e zonës që vijnë nga radhët e së majtës siç është Erin Salia, që së bashku me banorët e tjerë kërkojnë urgjent ndërprerjen e punimeve.

Mbrëmjen e së premtes banorët protestuan para Komisariatit të Burrelit, pasi policia kishte arrestuar disa të rinj që kishin dalë për të protestuar kundër HEC-eve. Banorët janë shprehur se do përshkallëzojnë protestat.  Lejet për HEC-e janë dhënë nga zv/kryeministrja Balluku, teksa zona ku do bëhen ka potenciale për zhvillimin e turizmit. Protesta e banorëve të Kurdarisë dhe Suçit është mbështetur dhe nga deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike Denisa Vata.