Qentë dhe padronët, të ngjashëm në sjellje

Qentë dhe padronët ngjajnë vërtet. Nuk është thjesht një stereotip, por ka dhe evidence shkencore, dhe jo vetëm në pamjen e jashtme, por edhe në brendësi.

Sipas një analize të imtësishme, të kryer mbi 15 studime mbi këtë argument, rezulton se shumë anë karakteriale të personalitetit dhe sjelljes janë mjaft të ngjashme. Ekspertë të fushës shpjegojnë se është pothuajse i njëjti fenomen që ndodh me fëmijën, i cili rritet me procese imituese.

Qentë dhe padronët ndajnë një lidhje mjaft të ngushtë me njëri-tjetrin, dhe qentë janë të predispozuar të kenë besim tek i rrituri që kujdeset për ta, dhe këtu kanë ndikuar natyrisht edhe mijëra vite bashkëjetese mes dy specieve.

Gjithashtu mendohet se një e treta e personalitetit të qenit varet nga faktorët gjenetikë, ndërsa pjesa tjetër formësohet nga mjedisi në të cilin jeton. Ekspertët e komunikimit shpjegojnë se është një lidhje e ngjashme me atë që fëmija krijon me nënën.

Analizimet kanë treguar se qentë me padronët e tyre janë shumë të ngjashëm në sjellje: energjikë ose jo, të qetë, të zhurmshëm, indiferentë etj., dhe me kalimin e kohës kjo ngjashmëri theksohet.

Pra, karakteri apo personaliteti jonë reflektohet jo vetëm tek fëmijët, por edhe tek kafshët shtëpiake, kryesisht tek qentë.