Kur Rama mbante fjalime për vjedhjen spektakolare që po përgatiste me inceneratorët
“Kur e kemi votuar në Këshillin e Ministrave, por duhet ta them shumë sinqerisht që pasi kam dëgjuar prezantimin e ministrit të Mjedisit, më është dukur shumë e bukur për të qenë e vërtetë. Dhe i kam thënë në mbledhjen e qeverisë që: Mbështetjen do ta kesh deri në fund, por çfarë dëgjova me çfarë do të shoh nuk duket se do përputhen. Në fakt, çfarë kam dëgjuar e me çfarë po shoh, po vetëm përputhen, por kjo që po shohim i kalon të gjitha parashikimet e bëra...”, është shprehur Rama në një nga daljet e tij në prezantimin e projektit për inceneratorët.
Ai ka thënë se “projekti ishte aq i bukur sa dukej i pabesueshëm”, por sot, pas hetimeve, edhe pse sipërfaqësore të SPAK-ut të partisë, dhe dënimeve të dhëna si koka turku për aferën e inceneratorëve, për të shpëtuar ideatorin dhe ekzekutorin e vjedhjes së shekullit, që është vetë Edi Rama, ajo që dikur u shiste si “vizion” rezulton të ketë qenë një prej vjedhjeve më të sofistikuara në historinë e shtetit shqiptar.
Përveç kësaj, në mungesë të këtyre inceneratorëve për shkak të vjedhjeve dhe abuzimeve që qeveritarët bënë, ka çuar sot vendin në kaos total përsa i përket menaxhimit të mbetjeve.
Prej 5 ditësh, Elbasani ndodhet në një situatë kritike për shkak të djegies së mbetjeve në landfill, çka ka shkaktuar një masakër mjedisore.
Po sot, çfarë deklaratash duhet të japë kreu i qeverisë teksa përballë ka pamjen e zjarrit në Elbasan?