VIDEO-FOTO/ Dalin pamjet e para të aksidentit në Lezhë, 1 i vdekur, 10 të tjerë të plagosur

Kanë ardhur edhe pamjet e para nga aksidenti i rëndë i ndodhur në kryqëzimin e Blinishtit të Lezhës, ku tre makina u përplasën me njëra-tjetrën.

Nga të dhënat e para mësohet se 1 person ka gjetur vdekjen dhe 10 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur pasi përplasja ka qenë e fortë.

Persona e plagosur janë dërguar në spital dhe mësohet se disa prej tyre janë në gjendje të rëndë.