Shteti i mohoi pronën në Belsh dhe fjeti 9 muaj në rrugë, Kurtezi: Pas kronikës në Syri tv, sot e kam marrë tapinë…
E ftuar në emisionin KAFE SHQETO në Syri tv ka qenë Verushe Kurtezi.
Pak kohë më parë ajo kishte bërë një denoncim nga studioja e “Kafe Shqeto” në Skype, ku kishte treguar për dramën e saj personale që po kalon prej shtatorit të vitit 2024.
Pas shumë viteve jetese jashtë vendit, ajo është kthyer në Shqipëri me shpresën për të marrë tapinë e tokës së familjes së saj në Belsh, por për shkak të pengesave burokratike dhe mosnjohjes së të drejtës pronësore, është detyruar të flejë në makinë, përpara Hipotekës së Elbasanit.
Pavarësisht përpjekjeve të shumta ligjore dhe aplikimit sipas ligjit 7501, institucione të ndryshme në vend nuk kanë dhënë zgjidhje, duke e lënë atë në një situatë tepër të vështirë dhe të papranueshme.
Sot ajo ka shpjeguar sërish situatën në një lidhje Skype me moderatorin Flavio Qarri.
Verushe Kurtezi: Ata që na kanë ndjekur ne intervistën e parë, besoj e kanë kuptuar që jam 10 muaj në Shqipëri, nga shtatori i 2024 për të nxjerrë tapitë e tokave në hipotekën e Elbasanit. Gjithashtu duke patur edhe lidhje me Bashkinë Belsh për probleme po ashtu me hipotekën sot do të filloja me një shprehje shumë të bukur, “Kafshatë që skaperdihet osht or vlla mjerimi”, kurse unë sot do të thosha në 2025, “Kafshatë që nuk kapërdihet është or vlla mashtrimi”.
Flavio Qarri: Në çfarë pike jemi?
Verushe Kurtezi: Për ju që jetoni në Shqipëri, edhe për ju që dëgjoni tani. Do doja që ju të ju bëhet ndonjë monument që duroni, jetoni dhe përballoni me administratat në Shqipëri. Po filloj me bashkinë Belsh. Problemi ka qëndruar se unë për 10 muaj që kam qëndruar rrugëve ka qenë porta e bllokuar. Pas shumë përpjekjeve e pas shumë denoncimeve u arrit një marrëveshje mes bashkisë, palës tjetër dhe me mua që unë të futem në shtëpinë e babait tim ku jam bashkëpronare. Më në fund u arrit kjo marrëveshje. U bë kërkesa, u bë harta e rrugës nga një topograf. E kam dorëzuar edhe këtë me datë 8-9 maj në Belsh në bashki. Çfarë ka ndodhur. Ky është i njëti problem si në hipotekë. Përse. Sepse pas 10 muajve në hipotekë, unë do t’ua them përfundimin, por ma bashkinë Belsh besoj se do të shkojë edhe 20 muaj të tjera. Pasi nuk është parqitur në Këshill gjatë dy mbledhjeve të fundit...
....Por dua të falenderoj hipotekën e Elbasanit që më kanë dhënë tapinë e tokës. Falë televizionit tuaj pas 10 muajve e kam marrë.