SYRI TV/ Frakull, fermerët e braktisur nga shteti, Astrit Troka: Prodhimet i shesim nën kosto

Fermerët e zonës së Frakullës në Fier janë lënë në harresë nga shteti. I tillë është edhe rasti i Astrit Trokës, i cili merret me pemëtari, dhe sic tregon ai, cdo proces e kryen vetë, pa asnjë lloj ndihme. Sipas tij, edhe më shqetësues është fakti se prodhimet i shet në treg nën kosto

Astrit Troka është një fermer nga zona e Frakullës në Fier, i cili prej afro 10 vitesh merret me pemëtari. Ai kultivon kryesisht pjeshkë dhe nektarina në një plantacion prej 6 dynymësh me rreth 400 rrënjë, të cilat i shërben i vetëm gjatë gjithë vitit. Por, pavarësisht përkushtimit dhe punës së palodhur, ai thotë se del me humbje.

“Jam i moshuar, gruan e kam të sëmurë, fëmijët në emigracion. Fuqi punëtore nuk ka sepse të rinjtë kanë ikur jashtë. I vetëm i shërbej gjithë plantacionit dhe kjo e rrit shumë koston e prodhimit.”

Përveç mungesës së fuqisë punëtore dhe kostove të larta, Astriti përballet edhe me mungesën e një tregu të sigurt për shitjen e prodhimeve si dhe me mungesën e subvencioneve apo mbështetjes nga shteti. Ai kujton se viti i kaluar u karakterizua nga reshje të dendura shiu dhe breshëri, që dëmtuan rëndë frutat, por dëmshpërblimi mungoi
Astriti thotë se prodhimi po shitet nën kosto. Sot kiligrami shitet me 80 lekë ndërkohë që duhet të shitet minimumi me 100 lekë që të mbetet pak fitim