SYRI TV/ Turizmi vuan mungesën e punëtorëve, bizneset: Nuk kemi fuqi punëtore në sezon
Largimi i të rinjve jashtë Shqipërisë ka shkaktuar mungesë të fuqisë punëtore në sektorin e turizmit.
Bizneset në Velipojë ankohen për mungesën e punëtorëve, ndërsa kësaj situate i shtohen edhe problemet me infrastrukturën, veçanërisht rrugët e amortizuara.
Në kulmin e sezonit turistik, një nga problemet më të mëdha me të cilat përballen bizneset në Velipojë është mungesa e fuqisë punëtore. Largimi i të rinjve drejt vendeve të huaja ka krijuar një boshllëk të ndjeshëm në sektorin e turizmit, ku operatorët turistikë vuajnë mungesën e stafit në shërbime të ndryshme.
Për bizneset në Velipojë, problemi nuk ndalet vetëm tek mungesa e punonjësve. Atij i shtohen edhe vështirësitë infrastrukturore, si rrugët e dëmtuara, të cilat, sipas tyre, janë lënë në harresë nga bashkia.
Megjithë këto sfida, Velipoja vijon të mbetet një nga plazhet më të frekuentuara në vend, veçanërisht nga pushuesit shqiptarë nga Kosova.