Gratë që qepin shpesh nuk do ta besojnë përfitimin që marrin nga kjo veprimtari

Për shumë njerëz, shumica dërrmuese prej tyre gra, qepja dhe thurja përfaqësojnë më shumë sesa thjesht një aktivitet i lirë, ato janë një mënyrë për t'u relaksuar dhe për të përmirësuar mirëqenien mendore.

Sipas një studimi të publikuar në British Journal of Oçupational Therapy, kjo praktikë tradicionale po rikthehet si një mjet terapeutik, me përfitime të shumëfishta, që nga reduktimi i stresit deri te përmirësimi i funksioneve njohëse dhe fizike.

Qepja dhe thurja kërkojnë përqendrim dhe përsëritje, duke nxitur një gjendje të vëmendjes së plotë (mindfulness), e cila ndihmon në uljen e ankthit dhe stresit dhe sjell një ndjenjë qetësie dhe kontrolli. Në të njëjtën kohë, angazhimi krijues kontribuon në rritjen e vetëvlerësimit dhe besimit në vetvete.

Praktikimi i rregullt i këtyre aktiviteteve stimulon disa zona të trurit, duke përmirësuar kujtesën, përqendrimin dhe aftësitë për planifikim.

Gjithashtu, lëvizjet precize dhe të koordinuara që kërkohen përmirësojnë aftësitë motorike të imta dhe koordinimin sy-dorë, përfitime të rëndësishme veçanërisht për të moshuarit, të cilët përfitojnë nga ruajtja e fleksibilitetit mendor dhe fizik.

Përveç aspekteve individuale, qepja dhe thurja luajnë edhe një rol social. Aktivitetet në grupe, si punëtoritë apo klubet e qepjes, krijojnë hapësira për bashkëpunim, ndarje përvojash dhe ndërtim komuniteti.

Në përfundim, studimi thekson se përfshirja e qepjes si aktivitet i rregullt mund të jetë një strategji efektive për përmirësimin e shëndetit mendor, zhvillimin e aftësive njohëse dhe fizike, si dhe pasurimin e jetës shoqërore. Syri.net-iefimerida