SYRI TV/ Ngarkesë mishi me salomenelë drejt Shqipërisë, sasia e bllokuar në kufi
Të tjera ngarkesa të mishit me Salmonelë janë tentuar të importohen në Shqipëri. Kanë qenë të paktën dy kompani importi, që u është konstatuar ngarkesa e mishit me salmonelë pas analizave të bëra në ISUV. Ndërsa ngarkesa duhet të kthehej në vendet e origjinës, ndërhyrja e drejtorit të AKU Manush Kullolli ka sjellë një tjetër rrjedh të situatës, pasi ka ngritur mosbesim tek laboratori I certifikuar nga institucioni I tij dhe ka kërkuar kryerjen e analizave në një vend të BE-së. Por ky urdhër bie në kundërshtime dhe me vetë standardin e vendosur prej tij, kur në raste të mëparshme ka deklaruar se AKU nuk mund të kryej analiza jashtë vendi.
Syri TV
Një tjetër ngarkesë mishi me Salmonelë është importuar për tu shpërndarë më pas në tregun shqiptar. Ditët e fundit dy kompani shqiptare që merren me tregtimin e mishit nga importi kanë futur disa ngarkesa të cilat pasi janë marrë monstrat kanë rezultuar me salmonela nga ISUV, i cili është dhe laboratori i certifikuar ndërkombëtarisht për analiza të tilla. Në këtë rast, pas konstatimit të kontaminimit me Salmonela pasi bëhen analizat, inspektori i PIK, në kufi që ka marrë dhe monstrat urdhëron subjektin të kthejë sasinë e importuar në vendin e origjinës.
Por nuk ka ndodhur kështu. Me urdhër të drejtorit të përgjithshëm të AKU, Manush Kullolli, më datë 20.06.205, është kërkuar që të bëhet analiza në një nga vendet e BE, kur vetë ai disa ditë më parë, saktësisht më datë 30.05.2025 i ka kthyer përgjigje bizneseve se nuk mund të bëhen analizat jashtë. Nuk kuptohet pse drejtori i përgjithshëm i AKU nuk ka besim tek një institucion si AKU, për ti bërë analizat jashtë, dhe pse ka ndërruar mendim. Me logjikën e përdorur në këtë praktik, lind pyetjsa se përse ISUV mbahet sërish në funksion e nuk mbyllet, për sa kohë është laborator i pabesueshëm edhe për vetë AKU.
Syri TV është në dijeni dhe të 2 subjekteve që kanë importuar sasinë e mishit me salmonelë, por deri sa kjo sasi nuk ka hyrë në tregun shqiptar, nuk do ti publikojmë emrat e tyre, pasi nuk përbëjnë rrezik për konsumatorin. Nëse kjo sasi do të hyjë në tregun shqiptar, atëherë ne do te publikojmë emrat e tyre, dhe do të denoncojmë këtë shkelje të hapur të ligjit.