SYRI TV/ Tregu ushqimor në Shkodër në vështirësi, tregtarët shprehen të pakënaqur për kushtet

Tregtarët e Shkodrës po përballen me vështirësi në kushtet ku gjendet tregu i fruta-perimeve.

E vetmja gjë që bashkia i ka siguruar janë banaket për të vendosur mallin. Dhe pse në numër të vogël, shumë prej tyre që më parë shisnin në trotuare, tani janë vendosur në këtë treg. Ndërkohë shtojnë se fuqia blerëse është në rënie.
I vënë në funksion prej pak kohësh, duket tregu i fruta-perimeve në lagjen “Qafë Hardhi” të qytetit të Shkodrës, ka dështuar.
Tregtarët, të cilët kanë shitur më parë në trotuare, tani janë vendosur pranë tregut të ri dhe pse numri i tyre është tepër i vogël. Ato shprehen të pakënaqur me kushtet e tregut, teksa shtojnë se nuk ka shitje.
Nga ana tjetër, Bardhyl Sokoli, bashkëpronar në tokën ku është hapur ky treg, thotë se shitësit vazhdojnë të tregtojnë në trotuare dhe, duke qenë se nuk ka funksionuar siç duhet, do të mendojë për ta mbyllur. Ai thotë se bashkia ka siguruar vetëm banaket.
Situata me tregjet në territorin e Bashkisë Shkodër vijon të jetë problematike, ku përveç kushteve të vështira, vihet re edhe rënie e fuqisë blerëse.