SYRI TV/ Dështon prodhimi i grurit në Fier, fermerët me humbje

Në kulmin e korrjes së grurit, fermerët e fshatrave të Semanit dhe Topojës tregojnë se po dështojnë për shkak të rendimentit të ulët. Ata thonë se tokat e mbjella me grurë janë përgjysmuar, ndërsa kostot e larta të inputeve dhe punimeve, si dhe braktisja nga shteti, kanë bërë që shumë fermerë të heqin dorë nga bujqësia. Por, teksa fermerët tregojnë dramën e bujqësisë, Bashkia e Fierit organizon një festë për grurin, e cila nuk ka asnjë vlerë për fermerët.

Kjo është festa e grurit që promovoi Bashkia e Fierit pak ditë më parë në fshatin Pojan, pranë zonës arkeologjike të Apolonisë.
Festa u zhvillua në një nga zonat më pjellore të vendit, ku gruri është kulturë kryesore në bujqësi. Mirëpo, pak kilometra më tej, në fshatrat Topojë dhe Seman, banorët tregojnë se po dështojnë me mbjelljen e grurit.
Fermerët vendas po përballen me një situatë dramatike: sipërfaqet e mbjella me grurë janë përgjysmuar dhe prodhimi mbetet shumë larg pritshmërive të tyre.

Po cilat janë arsyet e dështimit të grurit në këto zona?
Situata ka degraduar deri në atë pikë, sa shumë fermerë janë detyruar të japin tokat me qira, por edhe vetë qiramarrësit tashmë po heqin dorë.