SYRI TV/ Mallakastra thahet për ujë, banorët: Vjen vetëm 1 orë në ditë, premtimet nuk mbahen...
Të paktën katër fshatra në Mallakastër nuk kanë ujë të pijshëm. Sipas banorëve në Belishovë, Visokë, Drenovë dhe Lapulec, uji vjen vetëm 1 orë gjatë ditës. Sipas tyre shkak i mungesës së ujit është rrjeti i amortizuar ndërsa prej vitesh nuk janë kryer investime.
Syri TV
Katër fshatra në zemër të Mallakastrës – Visoka, Belishova, Drenova dhe Lapuleci – vazhdojnë të përballen me mungesën e ujit të pijshëm, një krizë që nuk është as e re, as e panjohur.
Banorët e këtyre zonave thonë se historikisht kanë qenë të braktisur nga shteti kur vjen puna te furnizimi me uji.
Mungesa e ujit ka çuar në shpopullimin gradual të këtyre fshatrave.
Banorët marrin ujë vetëm një orë në 24 orë. E gjithë infrastruktura është e vjetër dhe e rrënuar, ndërsa premtimet për përmirësim nuk janë mbajtur asnjëherë.