SYRI TV/ Shkodër, mbetjet urbane në rrugë, s'ka kontenierë! Situatë e rënduar në zonën tek 'shtëpia e Mushkajës'

Nga SYRI TV

Mungesa e kontinierëve të mbetjeve ka bërë që banorët e zonës tek “Shtëpia e Mushkajës” në qytetin e Shkodrës të hedhin në tokë mbeturinat.

Me rritjen e temperaturave, situata është bërë më shqetësuese, pasi rritet rreziku për përhapjen e infeksioneve.

Banorët shprehen të revoltuar për një situatë të tillë, teksa kërkojnë ndërhyrje.

Kjo zonë ndodhet pranë unazës perendimore të qytetit. Ndërkohë, menaxhimi i mbeturinave vijon të mbetet një sfidë për pushtetin lokal, teksa kërkohet më shumë angazhim në këtë drejtim.