SYRI TV/ Vlora thahet për ujë, Rama bën show, banorët: Situata s’ka për t’u zgjidhur kurrë

SYRI TV

Në festën e Partisë Socialiste kryeministri Edi Rama u kujdes që para mediave të shfaqej duke debatuar e kritikuar kryebashkiakun e Vlorës, Ermal Dredha. E sipas mediave pranë qeverisë, Rama e kritikoi për mungesën e ujit dhe situatën në sezon. Por ndërsa Rama e realizoi show-n, situata mbetet e njëjtë për vlonjatët. Dhjetëra lagje vijojnë të jenë pa ujë të pijshëm në temperatura ekstreme, ndërsa për Syri Tv ata shprehin zhgënjim se kjo situatë nuk ka për t’u zgjidhur kurrë.

Ky ishte vetëm show i kryeministrit Edi Rama dhe kryetari të Bashkisë së Vlorës Ermal Dredha, ku shihet se e kritikon numrin një të qytetit bregdetar per mungesën e ujit dhe situatën në sezonin veror. Por ndërsa Rama e realizoi show-n, situata mbetet e njëjtë për vlonjatet. Dhjetëra lagje vijojnë të jenë pa ujë të pijshëm në temperatura ekstreme, ndërsa për Syri Tv ata shprehin zhgënjim se kjo situatë nuk ka për t’u zgjidhur kurrë.

Por prej 15 ditësh, banorët e lagjeve “Partizani”, “11 Janari”, “24 Maji”, “Pavarësia” dhe “Babica” raportojnë se në çezmat e tyre mungon uji i pijshëm. Ata shprehen se ankesat e tyre kanë mbetur pa përgjigje nga institucionet përgjegjëse, madje edhe pse nga bashkia u është premtuar se do të rregullohet situata, sërish kanë mbetur premtime me fjalë dhe në terren nuk është marrë asnjë masë.  Ndërkohë që për këtë situate ka reaguar edhe  Partia Demokratike, dega Vlorë. Kryetari i saj, Hysni Sharra, e ka cilësuar situatën si pasojë të keqmenaxhimit nga ana e bashkisë dhe qeverisë qendrore.

Gjithashtu, PD Vlorë ka kallëzuar në prokurori bashkinë për zjarrin e rënë në fushën e mbetjeve në lagjen “24 Maji”, duke e konsideruar zjarrvënie të qëllimshme.