SYRI TV/ Shkodër – Asgjësohen 154 dele të prekura nga murtaja në fshatin Trush
SYRI TV
Asgjësohen 154 dele të familjes Qokshi në fshatin Trush të Bashkisë Shkodër, pasi ishin prekur nga sëmundja e murtajës. Përgjegjësi i sektorit veterinar në Qarkun Shkodër, Mark Preçi tha se në qarkun Shkodër nuk ka vatër tjetër të infektuar, ndërsa fermeri Kujtim Qokthi i bëri apel shtetit për kompensim, pasi dëmi i shkaktuar është i madh.
Këtë të premte është bërë asgjësimi i deleve të prekura nga sëmundja e murtajës në familjen Qokthi në fshatin Trush të Bashkisë Shkodër. Mark Preçi, përgjegjës i sektorit veterinar në Qarkun Shkodër, bëri me dije se janë asgjësuar 154 krerë dele, ndërsa deri tani nuk dyshohet për raste të tjera. Për sa i përket kompensimit të fermerëve të prekur deri tani nuk ka asnjë vendim për t’i ndihmuar.
Ndërkohë, fermeri Kujtim Qokthi u shpreh se 30 vite punë po shkojnë dëm dhe kërkojnë kompensim për dëmin e shkaktuar.
Ky është rasti i dytë zyrtar i regjistruar me sëmundjen e murtajës në Shkodër, pas rastit të parë në zonën e Postribës.