Përdori makinat e bashkisë për familjarët: Gazetari ‘Piranjave’ çon në gjykatë Anuela Ristanin për…

Gazetari i emisionit investigativ Edon Kuqi ka paditur në gjyq kryetaren e komanduar të bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani për shpifje

Pasi u kap mat se i kishte vënë në dispozicion makinën dhe shoferin e institucionit që drejton Ristani pretendonte se kjo ishte një formë e pastër shantazhi që ka përfshirë edhe fëmijët e saj të mitur

Seanca e parë gjyqësore do të mbahet më 23 qeshor në Gjykatën e Tiranës ora 13:00

Çfarë zbuloi investigimi i Piranjave

Kur nuk kaluan as 3 muaj pas emërimit të saj në krye të bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani u kap në shkelje të ligjit dhe abuzimit me funksionin e saj publik. Emisioni Piranjat në Syri Tv pas një investigimi disa ditor, në 6 qershor 2025 faktoi sesi Ristani përdorte një nga makinat e Bashkisë së Tiranës, për të çuar fëmijën e saj në shkollë por dhe dërgonte në punë bashkëshortin që punon në institucionin e presidencës.

Në çdo vend normal, pas transmetimit të pamjeve, kryetarja duhej të jepte dorëheqjen dhe të ndiqej penalisht për shpërdorim detyre.

Ndërkohë Piranjat kanë dorëzuar një kallëzim në SPAK për shpërdorim detyre dhe shpifje të kryetares së komanduar të Bashkisë Tiranë, Anuela Ristanit.

Shumë organizata dënuan qëndrimin e Ristanit. Termat si “legen”, "maniakë" “turpi i gazetarisë”, apo akuzat për “joprofesionalizëm” janë jo vetëm të papranueshme në fjalorin publik, por edhe të rrezikshme për klimën e lirisë së medias në Shqipëri.
Shikoni si shantazhon Anuela Ristani: Kryetarja e Bashkisë Tiranë i vë burrit në dispozicion makinën dhe shoferin e institucionit që drejton! ‘Shpërthen’ para kamerave: Legena, maniakë…