Kocibellinj: Të moshuarit e kanë 'frikë' azilin, Shqipëria ka mangësi për nevojat e të moshuarve
Suela Koçibellinj, Pedagoge, aktiviste, njohëse e çështjeve sociale, e ftuar në emisionin "Kafe Shqeto", ka komentuar mbi realitetin e të moshuarve në Shqipëri dhe mangësitë e shërbimeve që ata mund të përfitojnë.
Koçibellinaj ka ndarë shqetësimet e saj lidhur me gjendjen e të moshuarve në vendin tonë, duke theksuar se për shumë prej tyre, ekzistenca e një vendi ku mund të kalojnë vitet e fundit të jetës është një luks që është i pamundur për t'u arritur.
Ajo ka folur për mungesën e një infrastrukture të duhur që ofron shërbime sociale, si dhe për barrierat ekonomike duke mos i përballuar shpenzimet për azile dhe qendra të tjera shërbimi.
Koçibellinaj ka theksuar se edhe pse në shumë raste të moshuarit janë të lidhur emocionalisht me shtëpitë e tyre dhe nuk dëshirojnë të largohen prej tyre, mungesa e mundësive për t'u kujdesur për ta siç duhet është një problem që preokupon shumë familje.
SUELA KOÇIBELLINJ:
"Në kuadrin tonë kulturor ti thush një të moshuari të shkosh në azil më mirë vdes.
Ti pyesësh edhe ata që janë në familje në kushte shumë të vështira ekonomike, thonë më lë të vdes në shtëpinë time për shumë arsye.
Njëra është se janë lidhur aty e tjetra është lidhja me pronën që ata kanë. Edhe nëse kanë pak pronë kjo është se ata thonë do ja lëmë fëmijëve ose do jetojmë këtu deri në fund të jetës.
Ne nuk i kemi azilet ‘on top’, e ata që janë janë të shtrenjta dhe ata që janë në hall nuk i përballojnë dot kostot.
Po të marrësh parasysh se sa nevojë ka Shqipëria sot për të akomoduar edhe me shërbimin ditor them unë, jo me fjetje ende nuk po ofrohet, pra një qendër komunitare këta të kenë mundësi të argëtohen me njëri-tjetrin gjatë ditës, të udhëtojnë të konfliktohen në aspektin pozitiv, etj dhe kemi mangësi të akomodimit të të moshuarve si në shërbimin shtetëror lëshumë për të dëshiruar
Kjo gjë patjetër i bën ata të jenë mosbesues për të marrë një lloj shërbimi të tillë ku përveçse nga mënyra se si jemi rritur nuk e dua këtë gjë të moshuar në Shqipëri, duan më shumë të kenë atë lidhjen e fundit me fëmijën e vet, një nip apo një mbesë.
Kjo është një thirrje për fëmijët, është e vërtetë që ju jeni larguar por mami e babi janë këtu ende, kthejni kokën sepse kanë nevojë për ju".