SYRI TV/ Rruga me gropa problem për banorët e fshatit Myselim, apel Bashkisë Shkodër: Problem për qarkullim...

Banorët e fshatit Myselim në Shkodër i bëjnë apel bashkisë që të vërë dorë dhe të rregulloj rrugën, e cila i lidh ata me fshatra të tjerë. Sipas banorëve rruga me gropa vështirëson jo vetëm kalimin e makinave  po edhe të atyre që lëvizin me biçikletë.

Syri TV

Rruga e fshatit Myselim në njësinë administrative Postribë në Bashkinë Shkodër është kthyer në një aks problematik për banorët e zonës për shkak të gropave të shumta

Ndërkohë që situata bëhet më problematike edhe për ata banorë që lëvizin me biçikleta. Ata i bëjnë apel  bashkisë së Shkodrës që të ndërhyjë në rikonstruksionin e rrugës e cila prej shumë vitesh përveç hedhjes së zhavorrit nuk ka parë dorën e rikonstruksionit të saj të plotë me asfalt

Kjo rrugë lidh fshatin Myselim me disa fshatra të tjerë të Postribës. Një rrugë e cila ndodhet vetëm pak km larg qytetit të Shkodrës.