FOTO/ Trafik kilometrik në autostradën Tiranë-Durrës

Teksa qeveria krenohet me milionat turistë, situata me trafikun e rënduar vijon të jetë një nga problematikat më të mëdha që ka vendi ynë.

Këtë të diel, në autostradën Tiranë-Durrës radha e automjeteve në trafikun e rënduar ka arritur me kilometra.

Një vështrim në Google Maps, trafiku i rënduar fillon nga Vora dhe përfundon në Maminas, mbi 13.5 kilometra rrugë.

Si të mos mjaftonte fluksi drejt bregdetit, një nga shakatarët kryesor të trafikut janë edhe kamionat, të cilët e rëndojnë edhe më shumë situatën e trafikut.

Por duket se autoritet nuk kanë marrë asnjë masë për lehtësimin e situatës.