SYRI TV/ Blegtorët e Suk1 në Roskovec drejt falimentit, blegtorët: 1 litër qumësht shitet 76 lekë

Blegtorët e fshatit Suk 1 në Bashkinë Roskovec ankohen për çmimin e ulët të shitjes së qumështit. Ata kërkojnë ndërhyrjen e shtetit për rregullimin e çmimit në treg, pasi, në të kundërt, do të shesin lopët dhe do të mbyllin stallat, duke thënë se edhe në këtë situatë që po kalojnë, janë në prag të falimentimit.

Blegtorët e fshatit Suk 1 në Bashkinë Roskovec ankohen për çmimin e ulët të shitjes së qumështit. Ata thonë se fabrikat e përpunimit e blejnë litrin e qumështit me 76 lekë, ndërsa kërkojnë ta rrisin në 73 lekë. Sulo dhe Jetmir Metushi, dy kushurinjë blegtorë, kanë bashkë mbi 75 krerë lopë dhe prodhojnë rreth 750 litra qumësht në ditë. Ata thonë se çmimi i ulët i shitjes së qumështit po i çon drejt falimentimit dhe mund të detyrohen të mbyllin stallat e lopëve, pasi rritja e tyre ka kosto të larta. Blegtorët kërkojnë ndërhyrjen e shtetit për rregullimin e çmimit.

Përveç kësaj, blegtorët ankohen edhe për mungesën e subvencioneve nga shteti.

Nga 20 stalla me mbi 700 krerë lopë që kishte fshati Suk 1 10 vjet më parë, sot kanë mbetur vetëm 5 dhe me rreth 200 krerë lopë. Fshati po zbrazet, blegtoria po vdes, ndërsa institucionet heshtin.