FOTO/ Ja skafi 15 metra i gjatë i kapur në Kavajë, do transportonte 1.3 ton kanabis

SYRI.net ka siguruar fotografi të skafit të gjetur në bregun e Karpenit në Kavajë, i cili dyshohet se do të transportonte 1.3 ton kanabis sativa që u kap në orët e mesnatës në Kavajë.

Skafi ishte në breg të detit, ndërsa aty pranë është gjetur edhe një zetor që shërbente për ta futur në ujë atë.