SYRI TV/ Rritet rreziku nga helmimi ushqimit në Elbasan, mjekët: Shkak ambientet jo të përshtatshme...

Shtohen rreziqet për helmim gjatë sezonit të verës në Elbasan. Shkak mbetet mungesa e papërshtatshme  e kushteve mjedisore për shitjen e produkteve kryesisht ato blegtorale dhe bujqësore. Mjekët apelojnë për kujdes të shtuar, veçanërisht ndaj këtyre produkteve.

Syri TV

Rritja e temperaturave shton rrezikun për shtimin e rasteve nga helmimi i ushqimit. Mjeku i shërbimit të urgjencës në Elbasan, Ergys Mici, shprehet se shkaku kryesor është kontaminimi i ushqimeve, kryesisht i atyre që shiten në kushte të papërshtatshme.

Ai tregon dhe rastet apo ushqimet nga të cilat duhet të bëjmë kujdes më shumë para se ti konsumojmë.

Deri më tani, situata paraqitet e qetë në spitale, por mjekët kërkojnë që të shtohet vëmendja për shkak të të nxehtit.